Wednesday, April 3, 2024
Aktuale

Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

Gjakova dhe gjithë vendi këtë verë janë më të gjallëruara. Pasi një verë më parë, pandemia Covid 19,  nuk kishte lejuar të vinin në vendlindje, këtë verë gjërat janë krejt  ndryshe. Kjo shihet qartazi nëpër, rrugë, sheshe, restaurante, dasma, ahengje, kolona të pakëputura të veturave me targat e gjithë botës. Pastaj nëpër dyqane, në Çarshi të Vogël e të madhe, në qendrat tregtare. Para bankomateve ka radhë. Për habi nganjëherë as bankomatet nuk kishin para, aq sa ishte kërkesa për ti tërhequr. Në disa bankomate shpesh shihej njoftimi “Jashtë përdorimit”… Para sporteleve të komunës për të nxjerrë dokumenta personale… Komuna thotë se ka bërë përgatitje për ti pritur sa më mirë bashkatdhetarët tanë për të mos pritur më tepër se pesë minuta për një certifikatë personale… Shkugëza ky pejsazh bukurie i natyrës nuk po arrin me kapacitetet hoteliere që ka ti përballoi kërkesat e mëdha. As rrugët që shpijnë nga Shkugëza nuk i nxënë veturat moderne që erdhën nga Diaspora. Nata argëtuese nuk  përfundon deri në mëngjes… Diskotekat zhurmshëm kumbullojnë gjithë qytetit. Edhe pas mesnate veturat nuk pushojnë së ikuri si vetëtima duke lënë prapa muzikën që jehon gjithandej

 Gjithçka këtë verë e ka logon e Diasporës…

Vëllëzërit e motrat tona që me djersën e ballit fitojnë në kurbet vijnë të lumtur të kalojnë verën në Gjakovë . Po, këtë verë duket se janë treguar më dorëshlirë. Ato para që i kursyen në vitin e pandemisë po i shpenzojnë këtë verë me të afërmit dhe ata të shtëpisë…Anipse edhe viteve të shkuara mbështetja nga diaspora nuk ka munguar kurrë. Rroftë Diaspora, thonë të gjithë…

Diaspora kontribuon në ruajtjen e paqes sociale. Rremitencat përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla. Këto mjete luajnë një element të rëndësishëm të mirëmbajtjes së ekonomisë së Kosovës, por edhe ruajtjes së paqes sociale, pasi remitencat përbëjnë 15 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Përveç remitencave, diaspora dërgon para edhe përmes kanaleve tjera joformale. Shumica e mjeteve financiare të dërguara nga qytetarët e Kosovës, që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shpenzohen për konsum.( shkrimin e plotë në revisten online 151)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *