Vemendja e opinionit futbolldashës të premten është orjentuar drejtë Tiranës, dhe stadiumit “Qemajl Stafa” ku zhvillohet ndeshja e parafundit kualifikuese për botërorin e ardhëshëm, në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe Zvicres, ndërkohë që për ta ndjekur këtë ndeshje do të udhëtjnë edhe grupe tifozesh nga Gjakova.
Ndryshe fundjava, sic do herë tjetër karakterizohet me ngjarjet sportive edhe në terenet tona sportive.
Ndeshja e rivalëve të vjetër, Lirisë dhe Vëllaznimit, që në këtë edicion po garojnë në një rangë më të ulët të garave, po pritet me interesim, pasi po vjen pas tri fitoreve të njëpasnjëshme të Vëllaznimit me Llapin, Decanin dhe Ulpianen. Edhe skuadra nikoqire Liria ne dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy fitore të njëpasnjëshme dhe atë në terenet mysafire.
Vëllaznimi aktualisht ka 15 pikë dhe radhitet në pozitën e tretë të tabeles klasifikuese, ndërkohë që Liria ka pesë pikë më pak dhe ndan vendin e 11-të.(