Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Ngriten kriteret në Gjimnaz

Gjimnazistetfitues te mirenjohjeve 1Në Gjimnazin Hajdar Dushi fillimi i këtij viti shkollor po karakterizohet me një mobilizim të gjithanshëm të nxënësve, trupit mësimdhënës dhe stafit drejtues, për arritje në procesin mësimor. Sivjet për herë të parë në bankat e këtij gjimnazi janë ulur 448 nxënës në 14 klasa, por interesimi i nxënësve për tu regjistruar në këtë vatër arsimore me traditë ka qenë dyfish më i madh. Mësimet në vitin e parë të gjimnazit po i vijojnë nxënësit në 7 paralele në shkencat natyrore, dy paralele në shkencat shoqërore, dy në gjimnazin gjuhësor, dy në drejtimin matematikë informatikë dhe një paralele në gjimnazin e përgjithshëm. Synimi për t’ia kthyer namin, kësaj vatre me traditë, ka bërë që të rriten kriteret e pranimit të nxënësve në drejtimet e gjimnazit, të organizohet gara për dije sa më të madhe dhe të shtohet disiplina. Në radhë të parë në këtë shkollë vëmendje i është kushtuar kriterit të numrit të nxënësve në një paralele për çka drejtori Bedri Cahani thekson se kanë marrë vendim që nga e kaluara të ndryshojnë në të mirë të procesit edukativo arsimor. “Është parë se klasat me 47 e 48 nxënës kanë qenë të pa suksesshme,prandaj kemi marrë vendim që sivjet në klasa të ketë vetëm 32 nxënës”, tha Cahani, i bindur se kjo do të reflektojë me sukses të reja. Ai ka thënë se diploma e gjimnazistit gjakovarë të jetë e vlefshme në bashkimin Evropian. Të shtojmë se gjimnazi Hajdar Dushi edhe këtë vit shkollor, krahas procesit edukativo arsimor vëmendje të posaçme do ti kushtojë veprimtarive kulturore e artistike dhe sportive si dhe rregullimit e mirëmbajtjes së ambientit. Gjimnazistët gjakovarë gjithmonë janë shquar në garat e ndryshme të diturisë, pastaj si sportistë të zot, këngëtarë e instrumentistë të shquar dhe krijues letrar që kanë lënë gjurmë ë krijimtarinë rinore letrare.