Monday, November 4, 2024
AktualeLajme

Ngrohet Pallati Kulturës

pallati asim vokshiRadiatorët e Pallatit të Kulturës sot janë ngrohur pas një pauze të gjatë dhe duket se ditëve të ftohta në ambientet e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, e në veçanti brenda sallës universale të këtij pallati, po u vjen fundi. Ka disa ditë që ekipet profesionale janë duke punuar në rregullimin e kaldajës për ngrohje të këtij objekti, kaldajë e cila dikur ka qenë funksionale, por që me kalimin e kohës ka dalë tërësisht janë funksionit.

Sipas zyrtarëve të pallatit të Kulturës, këtë javë ishte  faza e fundit e testimeve teknike dhe nëse nuk paraqitet ndonjë problem i pa parashikuar, kaldaja e rinovuar mund të jetë në funksion qysh të mërkurën. Sot në shumë hapësira të Pallatit, pas disa radiatorët kanë qenë të ngrohtë.

Sipas punëtorëve që kanë punuar në renovimit e kaldajës, ajo ka qenë në gjendje të mjerueshme për faktin se ka ndoshta mbi 16 vjet që ajo ka qenë jashtë funksionit. Sipas tyre kaldaja ka qenë tërësisht e mbuluar nga mbeturinat sikurse edhe oxhaku i sajë, i cili gjithashtu ka qenë i mbushur me mbeturina për disa metra gjatësi. Ndryshe, rregullimi dhe rivënia në funksion e kaldajës së pallatit të Kulturës është financuar nga buxheti komunal, ndërsa zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se komuna po synon që objektin e Pallatit të Kulturës, ta kthejë në një  ndërtesë të mirëfilltë dhe moderne, dedikuar ekskluzivisht për aktivitetet kulturore.