Sipas zyrtarëve të pallatit të Kulturës, këtë javë ishte faza e fundit e testimeve teknike dhe nëse nuk paraqitet ndonjë problem i pa parashikuar, kaldaja e rinovuar mund të jetë në funksion qysh të mërkurën. Sot në shumë hapësira të Pallatit, pas disa radiatorët kanë qenë të ngrohtë.
Sipas punëtorëve që kanë punuar në renovimit e kaldajës, ajo ka qenë në gjendje të mjerueshme për faktin se ka ndoshta mbi 16 vjet që ajo ka qenë jashtë funksionit. Sipas tyre kaldaja ka qenë tërësisht e mbuluar nga mbeturinat sikurse edhe oxhaku i sajë, i cili gjithashtu ka qenë i mbushur me mbeturina për disa metra gjatësi. Ndryshe, rregullimi dhe rivënia në funksion e kaldajës së pallatit të Kulturës është financuar nga buxheti komunal, ndërsa zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se komuna po synon që objektin e Pallatit të Kulturës, ta kthejë në një ndërtesë të mirëfilltë dhe moderne, dedikuar ekskluzivisht për aktivitetet kulturore.