Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajmeLajmet e shpejta

Një ditë para ndërrimit të motmoteve

Një ditë para festës së ndërrimit të moteve në komunën e Gjakovës ndjehet atmosferë festive. Rrugët kryesore dhe sheshet ka kohë që janë dekoruar ndërsa qendrat tregtare janë plot konsumator. Bashkëqytetarët po bëhen gati për furnizimet e nevojshme me artikuj të ndryshëm ushqimor për ta shtruar tryezën festive, ndërkohë që restaurantet dhe hotelet vazhdojnë me ofertat e mëdha për pritjet e organizuara të Vitit të Ri duke ofruar meny të pasur dhe program të larmishëm muzikor.  Në shumë mjedise në mënyrë të organizuar po bëhet ndarja e dhuratave të Baba dimrit. Më të gëzuarit pa dyshim se janë më të vegjlit dhe familjet në nevojë. Viti Ri ka sjellë në vendlindje edhe mërgimtarët për të kaluar ditët festive. Ata po kalojnë ditë të këndshme në rrethin familjar dhe me shoqërinë e gjerë.  Atmosfera e festës shihet qartë edhe nëpër rrugët e Gjakovës të cilat në periudha të caktuara mezi i zëjnë automjetet. Kolona  të gjata  janë posaçërisht në qendër të qytetit por edhe në hyrje- dalje,  në veçanti afër shkollës Mustafa Bakija për çka nga shoferët kërkohet durim dhe një kujdes më i shtuar.  Sido që të jetë Viti i Ri po afron dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. Zgjidhni urimet më të këndshme për shëndet, dashuri dhe suksese.