Tuesday, October 1, 2024
Kulturë

Një prezantim fantastik i Artan Bakisë në Shkoder

Këngëtari gjakovar, Artan Bakija vazhdon karrierën e tij krijuese  kryesisht në realizimin e projekteve të reja dhe pjesëmarrjen  nëpër festivale e ngjarje tjera muzikore dhe interesante  që organizohen nëpër trojet shqiptare . Ai ka një bashkëpunim tejet të ngushtë me solistë e krijues nga Kosova e Shqipëria.  Muzeu Historik në Shkodër mbrëmë priti një tjetër natë të “Shkodra Sounds” manifestimin “Yare in Jazz” nga dyshja Artan Bakija dhe Markelian Kapidani të cilët gërshetuan folkun me xhazin. Në këtë mbrëmje muzikore erdhën bashkë jaret shkodrane e gjakovare me ritmin jazz. Protagonistët kryesorë ishin Artan Bakija dhe Markelian Kapidani.

Nismëtari i këtij projekti, pa të cilin ky produksion nuk do të kishte marrë jetë, është kantautori dhe interpretuesi i njohur i këngëve popullore, Artan Bakija, i cili mori iniciativën për të realizuar tetë këngë të përzgjedhura nga repertori i tij: katër shkodrane dhe katër gjakovare.

Këto këngë luajnë një rol të rëndësishëm, pasi theksojnë atë lidhje të padukshme muzikore që ekziston mes Shkodrës dhe Gjakovës. Nuk është hera e parë që bëhen tentativa të tilla me muzikën tonë tradicionale me qëllim për ta internacionalizuar atë, dhe është pikërisht kjo përpjekje që bën të mundur njohjen e disa artistëve tanë jashtë kontekstit shqipfolës.Maestro Kapedani ka disa vite që merret me studimin e Ahengut shkodran, me qëllim krijimin e një teorie të mundshme kompozicioni bazuar në të. Motivimi për këtë studim buron nga kureshtja për muzikën e trashëguar, por edhe nga fakti se muzika e traditës shkodrane nuk ka njohur ndonjë zhvillim të ri për vite me radhë, duke u riprodhuar kryesisht në formën e saj tradicionale.

Fundi i kësaj mbrëmje ishte i veçantë teksa publiku këndoi bashkë me këngëtarin Artan Bakija këngën “Si dukat i vogël je”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *