Kryqi i Kuq i Kosovës-Dega Gjakovë, të enjten, në një takim pune me Partner lokal, e ka prezantuar punën dhe aktivitetet e veta për periudhën Janar- Dhjetor 2019. Edhe me këtë rast u theksua puna dhe angazhimi i madh i vullnetarëve të Kryqit të Kuq për të qenë pranë familjeve skamnore me ndihma ushqimore dhe veshmbathje. Kjo periudhë e punës nga kryetarja e kryqit të Kuq të Gjakovës, dr. Arta Koshi Hasimja u vlerësua si mjaft e suksesshme pos në programin e mirëqenies sociale, ku janë ndihmuar qindra familje skamnore, duke iu ofruar ndihma në ushqime dhe veshmbathje, edhe në programin e ndihmës së parë, të edukimit shëndetësor në familje e tjera. Kjo ka bërë që Kryqi Kuq në Gjakovë të shpallet si dega më e suksesshme në Kosovë. Vullnetari, Andi Bardhi prezantoi hollësisht me fjalë e fotografi, gjitha aktivitetet që ka zhvilluar Kryqi Kuq i Gjakovës.