Wednesday, April 3, 2024
Kulturë

Norika Sefa në Dokufest

Regjisorja gjakovare  Norika Sefa, e cila aktualisht jeton në Pragë, do të prezantohet në edicionin e sivjetëm të Dokufestit  me filmin e saj të fundit “Kiss me, now” ( “Më puth”). Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, është hapur  mbrëmë me shfaqjen e filmave në platformën online. Si asnjëherë më parë në historinë e tij gati dydekadëshe, sivjet gjallëria e njohur nuk përshkoi rrugët e Prizrenit. Pandemia e koronavirusit imponoi zhvendosjen nga kinematë fizike në hapësirën virtuale.  Organizatori i Dokufest po e rekomandon filmin “Kiss me, now” të Norika Sefes që është në garë në kategorinë e filmave të Ballkanit. “Ky edicion është i veçantë, të gjithë mund të shikojmë dokumentarët më të mirë dhe filmat e shkurtër nga shtëpi”, porosisin në Dokufest 2020.  Norika Sefa ka një krijimtari të sukseshme në kinematografi . Deri më tani ka realizuar filmin e metrazhit të gjatë “Looking for Venera” dhe disa filma të shkurtër si:“Kiss, me now.”, “Desde Arriba” (2019), “23rd of May” (2016), “Move” (2015), “Flutter” (2014), “Cheers” (2015), “Within” (2014), “Ingredients” (2014), “Brådska” (2013).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *