Tuesday, November 5, 2024
AktualeGjakova Presss

Nxënësit gjakovarë tek Dritëro Agolli

Dritero agolli

Miqësia e nxënësve të klasës së pestë të sh.f. “Kelmend Rizvanolli” të Gjakovës  me poetin e madh Dritëro Agolli po “trashet”. Ajo miqësi nisi krejt rastësisht falë tregimit metitull “Ujku” kur mësuesja Venera Caka kërkojë nga nxënësit të nxjerrin përfundimin apo mesazhin e tregimit që nukishte I botuar në lekturën shkollore si I plotë. Kërkuan ndihmën e vet poetit në supozimet e tyre për këtë fund të treghimit. Pos që morrën përgjigjen nga një letër e  Dritëro Agollit në prag të festës së Vitit të Ri, ata moren edhe ftesen e poetit që ta vizitojnë në Tiranë. Kështu të mërkurën nxënësit e kësaj klase do të shkojnë tek poeti dhe do të bashkëbisedojnë me të.

Njëkohësisht nxënësit e “Kelemnd Rizvanollit” do ta kenë edhe një takim në stidion levizive të TOP Chanell në Tiranë për të spjeguar këtë rrugëtim të këndshëm të një letre me poetin.

Venera me nexenes 1“ Gjithë nxënesit janë të lumtur për këtë udhëtim drejt Tiranes dhe mezi po presin takimin me  poetin e dashur. Më duhet të them se vizita jonë po bëhet falë bashkepunimit  me gazetarin e Top Chanel-it  Erblin Jaku , i cili e ka organizuar këte takim. Pasi që shkrimtari nuk ishte në gjendje të vinte në studio dhe familja Agolli e ka mirëpritur idenë për viziten tonë në shtëpinë e tyre.

Në këtë udhëtim I ka mbështetur edhe Drejtoria e Arsimit dhe vet kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila duke ua siguruar transportin  e këtyre vogëlushve kurreshtar, por edhe  me fat.

Kur të kththen në Gjakovë, nxënësit sigurisht se do të thonë  shumëcka nga takimi me poetin dhe padyshim se do ti inspirojë për një fillim të mbarë të gjysmëvjetorit të dytë të këtij viti shkollor.(gjakovapress.info)

Nxënësit e Gjakovës takojnë Dritëro Agollin 
08/01/2014  Tiranë

Veprat e tij janë të shumta e pikërisht një e tillë është bërë shkas për një miqësi të re mes shkrimtarit Dritëro Agolli dhe disa nxënësve nga Gjakova. 

agolli-intervista
Poeti Dritero Agolli dhe mësuesja Venera Caka

Një histori e shumë viteve më parë, në një dimër të egër me dëborë, që i kishte ndodhur Dritëro Agollit fëmijë, ka bërë kuriozë dhjetëra fëmijë të klasave të pesta. Në tekstin e leximit për këto klasa është përfshirë edhe një pjesë nga tregimi “Ujku”. Një histori e vërtetë, fundi i së cilës nuk jepet në libër.

Tregimi na kthen shumë vite pas, kur Agolli fëmijë shkonte në shkollë mes dëborës dhe rrethohet nga një tufë ujqish. Për t’u shpëtuar, ai ngjitet në një pemë. Se ç’ndodh më pas, nuk mësohet në tekstin e leximit dhe kanë qenë jo të paktë ata fëmijë që janë bërë kuriozë për fundin e historisë.

Kështu ka ndodhur edhe me nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë, të cilët kanë dashur të zgjidhin dilemën e tyre duke i dërguar një letër shkrimtarit. Pasi i rendisin disa nga variantet e tyre për mënyrën se si fëmija i dikurshëm i shpëtoi ujqërve, ata i luten shkrimtarit t’ua tregojë fundin e historisë.

Por cila ka qenë përgjigjia e Agollit?

“Më është bërë shumë qejfi që këta nxënës janë përpjekur t’i gjejnë fundin tregimit. Ja si mbaron tregimi: vijnë gjuetarët dhe i vrasin ujqit, përfshi edhe një ujk të vogël që ishte i pafajshëm. Ai tregim është shkruar për të treguar se viktima janë ata që nuk kanë bërë faj: të vegjëlit. Po të shohësh tek hakmarrja: vrasin fëmijët dhe jo vrasësin. Edhe tek korrupsioni, nuk i gjen gjë të mëdhenjtë, por të vegjëlit. Për këtë arsye ky tregim është ndaluar në vitin 1963.”(Top Channel)