Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nxënësit vet kreator dhe ideator të librave

Në ambientet e shkollës nëntë-vjeçare “Zekeria Rexha” në Gjakovë, të hënën  u mbajt ekspozita me librat e krijuar nga vet  nxënësit që  i kanë konstruktuar dhe ideuar me  përmbajtje adekuate. Organizator të këtij Panairi, në të cilin morën pjesë pesë komuna të Kosovës nga regjioni i Gjakovës, është USAID-i dhe Ministria e arsimit, ndërsa për rëndësinë e këtij aktiviteti  foli përfaqësuesja e USAID-it Flaurie Storie

 “Qëllimi i projektit “Programi i Edukimit Bazik” për vlerësimin e librave të fëmijëve është promovimi shkrim leximit. Nxënësit gjakovare janë treguar të aftë dhe kanë bërë libra interesant, në kuptimin e dizajnit, teksteve, poezive, përrallave. Na gëzon fakti se vet nxënësit janë treguar ideator të mirë”, tha Storie.

Pos pjesëmarrësve nga shkollat e Gjakovës ishin edhe nga qendrat tjera të regjionit. Vilma Biba si organizatore e këtij projekti theksoi se kanë qenë shumë nxënës të interesuar për aplikim.

“ 234 nxënës të rajonit të Gjakovës kanë aplikuar në këtë projekt për të dëshmuar aftësitë e veta kreative. Dymbëdhjetë më të mirët janë përzgjedhur dhe  me 6 qershor ata hyjnë në  garën  në nivel vendi” që mbahet në Prishtinë” tha Biba..

Gara u zhvillua në disa disiplina, për libra të thjeshtë, me kore të trasha, për libra të qepur, forma të ndryshme e kështu me radhë. Nga 100 piket maksimale, per dizajn janë dhënë 40 pikë, dhe nga 30 poenë janë dhënë për ilustrim dhe për tekst.

Organizatorët përzgjodhën librat më të mirë. Kështu nxënësit fitues janë:  Rea Duraku,(sh.f. “Fehmi Agani”),  Eros Kelmendi,(sh.f.“Dardania”- Pejë),  Syart Berisha,(“Z. Rexha”),  Jonila Bala,(Z. Rexha),  Donika Gjini,(F. Agani),  Genta Olloni, Gresa Cermjani, Dielli Bejtullahu, Aulona Bala( “Z. Rexha”) pastaj grupi i pesë nxënësve të klases së pesët të shf.”Z. Rexha” me  mësuesen Merita Zeneli. jane vleresuar edhe  nxeneset Jeta Bejtullahu, Behare, Arnis dhe Blerina Balaj,(“Lidhja e Prizrenit”-Deçan),  grupi i mësueses Teuta Gllogjani(sh.f ”Z.Rexha”), Agulina Shllaku, Gresa Qerkezi (shf”F.Agani”), Stina Axhemi,(sh.f ” E.Duraku”), Fiona Meqa (F.Agani”) dhe për punë speciale janë shpërblyer nxënësit e mësueses Valdete Bicurri nga sh.f “Yll Morina”.

Mësimdhënësja e shf “Emin Duraku”,  Leonora Xërxa e ka vlerësuar punën e nxënësve të saj në këtë projekt.

“Kemi punuar bashkërisht për të krijuar libra sa më të mirë. Dhjetë libra I kemi përzgjedhur si më të mirët në klasën tonë e IV-2,  ndërsa dëshmi e punës së palodhshme  është edhe vlerësimi I librit të  nxënëses Stina Axhemi”, tha Xërxa duke shtuar se ky projekt ka ndikuar në  nxitjen e kreativitetit dhe në imagjinatën e nxënësve.

Ndërsa edhe njëra nga nxënëset fituese,  Stina Axhemi tha se librin e ka konstruktuar me 10 faqe ku dominojnë lulet, poezitë për to dhe format tjera që e bëjnë librin sa më atraktiv.

Me te sukseshmit ishin nxenesit e shf “Zekeria Rexha” për çka drejtoresha Yllka Kumnova Shehu theksoi kontributin e mesimdhenesve dhe bashkepunimin me nxenesit inovator.
Edhe mesimdhenesja e shkolles “Fehmi Agani “, Klodiana Xërxa tha se nxenesit e kesaj shkolle kane arritur suksese shumë të mira:
  • “Nxenesit tanë dolen fitues ne keto kategori:

  • Kategoria e pare- vendi i pare (Rea Duraku me mesuese Pranvera Ballata)

  • Kategoria e dyte- vendi i dyte (Donika Gjini me mesuese Klodiana Rizvanolli-Xerxa) dhe-

  • Kategoria e kater-vendi i i pare- (Agullina Shllaku,Gresa Qerkezi dhe Edi Rudi me mesuese Klodiana Rizvanolli-Xerxa) dhe vendi i trete-( Fiona Meqa me mesuese Pranvera Ballata)” tha mesimdhenesja e “Fehmi Aganit”.