Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Orari I mbajtjes së veprimtarive të Mitngut të 49-të Poezisë

mitingu
Mitingu i 49-të i poezisë mbahet me datë 11 maj, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. Nga organizatorët, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe me mbështje të Komunës së Gjakovës si tradicionalisht do të ketë dhe organizime paraprake të emërtuar “Java e Mitingut 2013”. Sipas agjendës, me datë 8 maj, në ora 12, në Bibliotekën Rajonale “Ibrahim Rugova” bëhet promovimi i veprës “Daniel detari dhe ishulli i balenës” me autor Besnik Avdija. Me datë 9 maj, në ora 11, në bibliotekën “Ibrahim Rugova” bëhet promovimi i veprës “Lotët e ashtit” me autor Shefqet Dinaj. Të njëjtën ditë dhe në të njëjtin ambient, me fillim në ora 12, bëhet promovimi i veprës “ Afshi i gjakut” me autor Qemajl Juniku.Me datë 10 maj, në ora 11, ne bibliotekën “Ibrahim Rugova” bëhet promovimi i veprës “Vite tronditëse” të autorit Tahir Bezhani. Ndërkaq, në ora 11,30 bëhet promovimi i veprës “Dialog me dhimbjen” të autorit Muharrem Kurti. Në ditën qendrore të mitingut, me datë 11 maj,  në sallën e Kuvendit të Komunës, në ora 11, do të bëhet binjakëzimi i qytetit të Gjakovës me komunën Lodeve të Francës. Njëkohësisht, në ora 11, në qytetin e Bajram Currit mbahet orë letrare.Në ora 12,30 para bustit të Nënë Terezes mbahet orë letrare për fëmijë, ndërkaq në ora 17 mbahet tribuna letrare “Vepra e Ali Podrimes” ku me tema do të paraqiten Bashkim Kyçyku dhe Basri Çapriqi. Në ora 19 mbahet ora qendrore letrare. Këto aktivitete mbahen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.