Tuesday, December 31, 2024
AktualeLajme

Pajisje hidraulike për intervenime kundër zjarrit dhe fatkeqësive tjera

Kompania e pajisjeve kundër zjarrit “Tekniku” në Gjakovë   dhe Weber Hydraulik nga Gjermania në bashkëpunim me  Agjencionin per Menaxhim Emergjent të Kosovës të enjten  në  Brigadën e Zjarrfikësve dhe hotelin Metropol,  në Gjakovë organizuan  seminarin njëditor për rëndësinë dhe përdorimin e mjeteve hidraulike të shpëtimit në rastet e aksidenteve në komunikacion dhe tërmeteve e fatkeqësive tjera natyrore.

Pjesëmarrësi në këtë seminar, sipas Visar Llukes, menaxher i Teknik-ut,  pos anës praktike kanë pasur  mundësi që edhe praktikisht të shohin funksionimin e  pajisjeve hidraulike të shpëtimit.

‘Ideja e këtij trajnimi erdhi duke parë nevojën për aplikimin e metodave bashkëkohore për intervenime në raste të fatkeqësive. Ftuam ekspert gjerman të kësaj fushe për të demonstruar  praktikisht  para zjarrfikësve dhe pjesëmarrësve tjerë, veprimin e këtyre pajisjeve’ tha Lluka duke falënderuar edhe komunën e Gjakovës dhe Axhencionin për Menaxhim Emergjent të Kosovës për organizimin e këtij trajnimi në hotelin Metropol dhe Brigaden e Zjarrfikësve të Gjakovës.

Ky aktivitet I përkrahur edhe nga komuna e Gjakovës,  organizohet për herë të parë si mbështetje për të  gjitha njësitet tjera të  zjarrfikësve të Kosovës, të cilat çdo ditë  e më shumë po përballen me problemet e shpëtimit të të aksidentuarve në komunikacion.

Pashtrik Xërxa komandant I Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës I vlerëson lartë këto trajnime aq më tepër kur bëhet fjalë për pajisjet më të avancuara në botë, sa I takon ndërhyrjeve të shpejta në raste të aksidenteve, zjarreve e tjerë.

‘ Këto pajisje janë  tjet të domosdoshme dhe si të thuash janë ‘dora e djathtë’ për zjarrfikësit sepse janë fjala e fundit e teknikës për të shpëtuar jetëra njerëzish në raste të fatkeqësive elementare’ tha Xërxa.

 

(z.v)