Gjakovapress

Panairi i Artizanateve të Malësisë së Gjakovës me 7 e 8 Tetor

artizMalësia e Gjakovës ka një begati të trashëgimisë kulturore për të cilën vizitorët me 7 dhe 8 Tetor do të kenë mundësi që ta shohin nga afër, sepse siç u tha të martën në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjakovës, me organizimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në këto data në Çarshinë e Madhe do të hapet panairi. Në fakt  në  këtë mbledhje është paraqitur kërkesa për bashkëfinancimin e aktiviteteve për Panairin e Artizanateve të Malësisë së Gjakovës nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik. Kjo kërkesë vjen në kuadër të projektit “Fuqizimi i Partneritetit për Promovimin e Trashëgimisë Shpirtërore në mes të Gjakovës dhe Malësisë së Gjakovës”.


Panairi planifikohet të mbahet me datat 7-8 Tetor 2016 në hapësirat e Çarshisë së Madhe në Gjakovë ku do të prezantohen artizanatet dhe zejet tradicionale përfshirë ushqimin tradicional nga qyteti i Gjakovës dhe bashkive Has dhe Tropojë. Komuna e Gjakovës ka paraparë të mbështesë këtë projekt me 3.000 Euro dhe është përkrahur edhe nga bordi i drejtorëve.

Exit mobile version