Site icon Gjakovapress

Panairi tradicional i gjedhit “Gjakova 2013”

Me mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Komunës së Gjakovës, Drejtoria lokale për Bujqësi organizon panairin tradicional të gjedhit “Gjakova 2013”, që mbahet në Korenicë, të shtunën, me datë 18.05.2013. Nga Drejtoria e Bujqësisë është bërë edhe programi për këtë panair ku marrin pjesë fermerë nga e tërë Kosova. Sipas programit, nga ora 09;00 deri në ora 10:30 bëhet sistemimi i bagëtisë. Në ora 10:30 deri në ora 12:00 bëhet vlerësimi i kafshëve të ekspozuara. Në ora 12:00 deri në ora 12:30 bëhet hapja solemne e panairit ku fjalë rasti do të kenë Pal Lekaj, kryetar i Komunës së Gjakovës dhe Blerand Stavileci, ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Nga ora 12:30 deri në ora 13:00 u bëhet vizitë kafshëve të ekspozuara ndërkaq nga ora 13:00 deri në ora 13:30 bëhet defilimi i kafshëve të përzgjedhura. Më pas, në ora 13:30 bëhet ndarja e shpërblimeve ndërkaq në ora 14:00 bëhet mbyllja e panairit.

Exit mobile version