Drejtori I Drejtorisë për Administratë dhe Personel Armend Vokshi, ka vlerësuar lartë mbështetjen e BE-së dhe realizimin e programeve për stabilizim të komuniteteve, konkretisht edhe projektin që është realizuar në Gjakovë.
“ Komuna është liruar në participim të këtij projekti, për shkak të gjendjes së rëndë financiare buxhetore, dhe ne e vlerësojmë lartë realizimin e këtij projekti që sot po pranojmë dorëzim pranimin e këtij parku që do të ndikoj dukshëm në aktivitete të fëmijëve rinisë dhe të rriturve”, ka thënë Vokshi. Sipërfaqja e këtij parku me lojëra për fëmijë me fushë sportive dhe këndë për pushim dhe rekreacion ka një sipërfaqe prej afro një hektar.