Saturday, April 19, 2025
Lajme

Parlamentaret zviceran vizitojnë Gjakovën- Mbeshtesin projektin e impiantit te ujrave te zeza

Investimi i parë në komunën e Gjakovës që do të mbështetet nga qeveria e Zvicrës ka të bëj me ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, dhe kap shumën prej 15 milion euro. Kështu i ka premtuar kryetarit të komunës dr. Pal Lekaj, gjatë vizitës në Gjakovë, kryetarja e Këshillit Nacional Zviceran Maja Graf, e shoqëruar edhe nga deputet të Parlamentit të shtetit të Zvicrës si dhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë Kristina Marti,njohton Zyra per Informim e KK të Gjakoves.

Komuna e Gjakovës do të përkrahet fuqishem me projekte investuese nga qeveria e Zvicrës. Investimi i parë në komunën e Gjakovës që do ta mbështetet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, kap shumën prej 15 milion euro. Kështu i ka premtuar kryetarit të komunës dr. Pal Lekaj, gjatë vizitës në Gjakovë, kryetarja e Këshillit Nacional Zviceran Maja Graf, e shoqëruar edhe nga deputet të Parlamentit të shtetit të Zvicrës si dhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë Kristina Marti.
Në një pritje që i është organizuar znj,Maja Graf, deputetëve të parlamentit të shtetit të Zvicrës dhe ambasadores së këtij shtetit Kristina Marti, nga ana e kryetarit dr. Pal Lekaj dhe strukturave tjera të institucioneve komunale të Gjakovës, është biseduar gjerë e gjatë për projektet e mundshme të qeverisë zvicerane për tu realizuar në komunën tonë. Nga ana e këtij delegacioni të shtetit të Zvicrës, kryetari i komunës dr. Pal Lekja, ka marrë zotimin se së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet organizatës zvicerane SDC me komunën e Gjakovës, si dhe me Kompaninë e Ujërave “Hidrosistemi Radoniqi” për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza. Kostoja e këtij investimi zviceran në Gjakovë, kap shumën prej 15 milion euro, ndërkohë që me këtë investim, impianti do të ngritët sipas standardeve evropiane, dhe përfundimisht do të zgjidhjet çështja e ujërave të zeza në komunën e Gjakovës. Pos kësaj, kryetari Lekaj, me kryetaren e Këshillit Nacional Zviceran Maja Graf, kanë biseduar edhe për investime të reja në fushën e prodhimtarisë dhe të bujqësisë, thuhet ne njohtimin e zyres per Informim te KK te Gjakoves.