Gjatë një vizite që e ka bërë të marten në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë, kryetari i Partisë Demokristiane të Zvicrës dhe deputeti i parlamentit të këtij shtetit Christof Darbelley ka porositur qytetarët ve Kosovës se duhet ta vazhdojnë traditen e mirë të respektit dhe bashkëjeteses ndërfetare. Ai ka shtuar se gjatë vizites në këtë institucion të rëndësishëm për Gjakovën, por edhe në Kishen katolike dhe në Manastirin ortodoks të Deçanit ka vërejtur se tek prijësit fetar mbizotëron një dëshirë dhe një vullnet për bashkëjetesë me fetë tjera dhe kjo gjë shkon eksuzivisht në të mirë të Kosovës dhe të ardhmes së këtij shteti.
Ai ka folur edhe për bashkëpunimin që shteti i Kosovës e ka me atë të Zvicrës, ndërsa ka përmendur se institucionet zvicërane janë të gatshme dhe shumë të interesuara që ta ndihmojnë Kosovën në çdo aspekt.
“Siç e dini komuniteti kosovar në Zvicërr është i madh prandaj ne dëshirojmë që kontaktet e marrëdhënjet mes Kosovës e Zvicrës t’i vazhdojmë e t’i përforcojmë edhe më shumë. Zvicra është njëri prej shteteve të para që e ka njohur shtetin e Kosovës dhe në këtë frymë dëshirojmë që të vazhdojmë me ndihmen për forcimin e këtij shteti”, ka thënë kryedemokristiani zvicran.
Deputeti Darbelley i cili bashkë me një delegacion nga ky shtet po qëndron në Kosovë me ftesë të partisë simotër kosovare, Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, ka zhvilluar një takim edhe me udhëheqësit lokal të kësaj të fundit.