Klubi i futbollit Vëllaznimi, që në vitin 2017 mbushi 90 vjet të ekzistimit kohëve të fundit po ballafaqohet me vështirësi të mëdha. Gjërat janë vështirësuar pasi fillimisht është larguar kryetrajneri Ismet Munishi dhe sëfundmi kapiteni i skuadrës Albutrint Morina. Presidenti i klubit Shkëlzen Gashi ka thënë të dielën, se telashet financiare me prapambetjen e rrogave për futbollistët kanë ardhë për shkak të pamundësisë që si donator i vetëm ti realizoi. “Janë shpenzime tejet të mëdha që si i vetëm, pa ndihmën e askujt, nuk po arrijë ti përballojë” ka thënë Gashi.
Mirëpo ai edhepse ka pranuar se skuadra është në një krizë të thellë, ka dhënë shenja optimizmi për klubin që lidhen me 12 Janarin.
“Me 12 Janar e kemi aranzhuar një bisedë me Agim Canën( babai i Lorik Canes) dhe Ragip Xhakën (babai i Taulant dhe Granit Xhakes) ku do të merremi vesh për hapat e mëtejmë që si aksionar të mundshëm ta mbështesim Vëllaznimin” ka thënë Gashi.
Ai gjithashtu ka shprehur optimizëm se nga 15 janari do të fillojnë përgatitjet e Vëllaznimit për stimorin pranveror.
“Po bisedojmë me disa futbollistë dhe trajner të mundshëm. Besojë se me 12 Janar do të dihet cdo gjë. “ ka deklaruar kryetari i klubit Shkelzen Gashi.
Në ndërkohë kryetari komunës së Gjakovës Ardian Gjini kohë më parë kishte deklaruar se Vëllaznimi do të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe për këtë punë kishte biseduar edhe me Agim Canën si aksionar i mundshëm. Komuna është e interesuar që Vëllaznimi njëherë e përgjithmonë të shmang telashet financiare që po përsëriten vit pas viti dhe t iu ofroi mundësinë e aksionarit, atyre, që edhe më parë kanë kontribuar për skuadrën.