Pas 4 vitesh funksionon sahati në Kullë!
Pas një pauze të gjatë, akrepat në Kullën e Sahatit në kompleksin e Çarshisë së Vjetër të Gjakovës kanë filluar të punojnë. Ky monument I trashëgimisë kulturore, që nga ndërtimi padyshim se e ka begatuar fondin e objekteve karakteristike të qytetit të Gjakovës dhe e bënë më atraktive ofertën turistike. Kjo për faktin se hynë ndër tri objektet e para nga themelimi I qytetit të Gjakovës, pas Xhamisë së Hadumit, dhe Hamamit I cili ende nuk është rinovuar dhe Hanit të Haraqisë Kulla e sahatit ndërtuar rreth vitit 1 mijë e 600 ka një rëndësi të veçantë. Mirëpo që nga fillimi I ndërtimit të objektit është ndjekur me vështirësi, herë për mungesë të ndriçimit e herë të mosfunksionimit të orës së madhe.
Në Qendrën Regjionale të Trashëgimisë Kulturore të Gjakovës thonë se pas këtij rinovimi dhe vënie në funksion, me një kosto prej 3 mijë e 500 eurove, Kulla e Sahatit, do të ketë përkujdesje të vazhdueshme. Osman Gojani, drejtor i kësaj qendre thekson se kemi kontraktuar personin I cili në vazhdimësi do të kujdeset për mbarëvajtjen e punës së orës dhe ndriçimit të kullës.