Për nja dhjetë ditë të motit me diell gati harruam se ishim në pikë të dimrit. Parashikimet e meteorologëve flasin edhe për reshje të borës në orët e ardhshme të së enjtes.
Sido që të jetë edhe në mot të këtillë, kur uji në rrugët tona i sfidon të gjitha llojet e këpucëve, Gjakova megjithatë mbetet e këndshme…. Në dimër jemi. Të urojmë që hallexhinjtë e varfanjakët, që nga dita në ditë po shtohen në komunën tonë të kenë më pak telashe me ekzistencën, kulm mbi kokë, ushqim e ngrohje, dhe të ketë humanitet me ato familje!