Mbi 150 vullnetarë i janë bashkuar aksionit në Gjakovë, nga ku u larguan dhjetra thasë me mbeturina dhe deri 20 kamiona me mbetje inerte , në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. Aksionit iu bashkuan edhe Kryeministri I Kosovës – Ramush Haradinaj , Kryetari I Komunës së Gjakovës – Ardian Gjini , Lets Do It Kosova , organizata IFK , dhe qytetarët e bashkësisë së parë lokale.
Ky aksion do vazhdojë edhe në ditët në vazhdim ku kompanitë “Qabrati” dhe “Mulaj” do kujdesen për largimin e mbeturinave nga kjo lagje. Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” po rritet dita ditës .. Në gjithë territorin e Kosovës deri më sot janë pastruar 322 deponi ilegale dhe sipas kesaj organizate, deri më tash janë angazhuar rreth 150 mijë qytetar.