PDK mban tubimin qendror permbylles
Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjakovë mbajti tubimin e madh elektoral në prag të mbylljes së fushatës elektorale. Në ketë tubim i pranishëm ishte dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaqi si dhe strukturat më të larta të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kandidati për kryetar z.Hajdar Beqa ndër të tjera tha : “Ndjehem sot më i emocionuar se kurrë,por dhe më i privilegjuar dhe i nderuar nga kjo pritje madhështore. Ne gjatë këtyre ditëve së bashku bashkëbiseduam në çdo lagje dhe fshatë të komunës sonë,duke ndarë me ju shqetësimin,problemet dhe hallet tona të përbashkëta. Në rrugëtimin tim elektoral jam frymëzuat nga një moto dhe kam proklamuar një sllogan:”Ky është momenti “.Kjo moto për mua dhe PDK-në, përpara se të jetë një slogan politik ishte një bindje,është një projekt dhe është një vizion”.
Ndersa kryeministri i vendit z.Hashim Thaqi në fjalën e tij tha:”Hajdar Beqa ështe kandidatura më e mire dhe më e qëlluar për te ardhmen e fëmijëve tuaj,mirëqenien e familjeve tuaja si dhe për Gjakovën Europiane.
Më tej Thaqi vazhdoi:”Hajdar Beqa ka përkrahjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës dhe mbrapa çdo projekti apo premtimi të tij qëndron mbështetja e Qeverisë së Republikës të Kosovës.”