Pëlcitje e gypit kryesor, ndërpritet furnizimi me ujë të pijes
KRU Gjakova para pak çastesh ka njohtuar konsumatorët e Komunës së Gjakoves, Rahovecit dhe fshatrat e Komunës së Prizrenit që këto orë ka ndodhur pëlcitja e gypit kryesor Ø 1100 në Lugbunar, dhe, ” jemi detyruar ta ndalim furnizimi me ujë”.!
“Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe do fillojnë me sanimin sa më të shpejtë të defektit. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët. Për zhvillime të reja do ju mbajmë të informuar”, thuhet në njohtimin e KRU Gjakova.