Gjakovapress

Pëllumbat e dimrit në ambientin e rregulluar

Nuk është se vetëm të varfrit kanë halle me  sigurimin e ekzistencës. Edhe pëllumbat të njëjtin hall e kanë- ushqimin. Ata “bukurosh” që janë simbol i paqes ia shtojnë bukurinë  ambienteve kudo ku ata në tufë fluturojnë e qëndrojnë, qoftë edhe kur kërkojnë nga një kokërr ushqim. Këtij ambienti në qendër të qytetit,  që pas shumë vitesh u rregullua, këta pëllumba në foto ia kanë shtuar bukurinë. Pëllumbat i gjejmë pothuajse çdo ditë  në këto hapësira tashmë të pastruara, të rregulluara , të lyera me shumë ngjyra,  falë mbështetjes së kompanisë Center mall në Gjakovë.

Pëllumbat e këtyre ditëve të dimrit po ndjehen “rehat” dhe siç po shihet kanë çka të hanë, derisa të mos bjer borë!!

Exit mobile version