Për 6 muaj 1.129 lindje
Derisa lindjet shënojnë rritje sikurse edhe rastet e vdekjeve , statistikat e regjistrimit të martesave në sistemin e gjendjes civile flasin për ecuri të numrit në rënie. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në komunën e Gjakovës janë kurorëzuar 259 çifte bashkëshortore apo 34 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është interesant fakti se nga ky numër, 102 raste bashkëshorti ka qenë shtetas i huaj kurse në 123 raste bashkëshortja ka qenë shtetase e huaj.
Sipas statistikave të sektorit të ofiqarisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti është regjistruar vetëm një rast i shkurorëzimit.