Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Për 9 muaj punësohen 204 veta

PunesimiGjatë 9  muajve  të vitit në vijim , përmes Qendrës Regjionale për Punësim në Gjakovë kanë arritur të punësohen vetëm  204  veta, prej të cilëve 60 janë femra, që paraqet  një numër shumë të  vogël, krahasuar me listën e gjatë të të papunëve në komunën tonë, të cilët këtë problem të tyre jetik, shpresojnë ta zgjidhin përmes kësaj qendre. Rezultate më të mira në përpjekjet për të realizuar punësimin për banorët e komunës sonë, janë arritur gjatë muajit të fundit, përkatësisht muajit shtator, kur përmes Qendrës Regjionale për Punësim në Gjakovë janë punësuar 64 veta, ose 28 më shumë se një muaj më parë, edhe pse shumica e vendeve të punës kanë të bëjnë me punë sezonale, kryesisht në bujqësi. Në anën tjetër, sipas drejtorit Kujtim Dula,  gjatë muajit të fundit është rritur edhe numri i personave të cilët kanë aplikuar për punësim në Qendrën e Punësimit në komunën tonë. Kështu, gjatë shtatorit janë regjistruar edhe 74 punëkërkues të rijnë, numër ky për 26 persona më i madh se një muaj më parë, gjë e cila fletë për rritjen e numrit të të papunëve në komunën e Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *