Kryetarja Kusari-Lila fillimisht ka thënë se “ku ka dallime gjinore, nuk ka edhe shoqëri demokratike. Nuk duhet të ketë ndarje gjinore, apo gjininë femërore ta konsiderojmë si pjesë e shoqërisë minoritare kur në numër është 50 me 50 %.
Në seancat e kësaj konference, me temat e tyre janë paraqitur edhe zv. Ambasadori i Ambasadës Zvicerane në Kosovë Rolf Schëeizer. Schëeizek, ka vlerësuar lartë organizimin e kësaj konference duke shtuar se është domosdoshmëri aktuale që të përkrahen gratë në rrugën që janë kyçur për demokratizimin e shoqërisë kosovare. Gratë kanë rolë të rëndësishëm në proceset e zhvillimit të shoqërisë në komuna, ka thënë zv. Ambasadori Rolf Schëeizer.
Edhe, Violeta Dema, kryetare e grupit të grave asamblistë në Rajonin e Dukagjinit ka prezantuar temën “Integrimi i gruas në proceset vendimmarrëse nga perspektiva e grave asambleiste.
Seanca e dytë gjatë pasdites, ka shërbyer për punën e ndarë në 3 grupe punuese për nxjerrjen e rekomandimeve nga pjesëmarrësit. Grupet kanë diskutuar dhe ndërkohë kanë nxjerrur rekomandime për sfidat, problemet dhe integrimin e gruas nga perspektiva e asamblistëve, drejtorive, nga shoqëria civile dhe nga përvojat me këshillat e fshatrave.