Për një vit 2.046 të porsalindur
Brenda vitit 2016, në komunën e Gjakovës kanë lindur 2 mijë e 46 foshnja, kanë vdekur 600 persona dhe janë kurorëzuar 932 çifte bashkëshortore.
Këto të dhëna i ka bërë publike sektori i Statusit Civil në Kuvendin Komunal të Gjakovës sipas të cilit ka pasur edhe regjistrime të lindjeve edhe nga bota e jashtme, 981 sish.
Ndryshe bazuar në të dhënat që disponojmë, gjatë vitit që sapo e përcollëm kanë lindur 54 foshnja më pak se në vitin 2015, kur kishte 2 mijë e 100 lindje.
Një rritje e madhe është shënuar tek numri i personave të vdekur gjatë vitit 2016. Ka pasur gati dyfish më shumë vdekje se në vitin paraprak. Gjatë 2016-tës, në komunën e Gjakovës janë regjistrua 600 persona të vdekur 248 raste më shumë se në 2015-ten, plus 122 raste që janë regjistruar nga bota e jashtme. Nga e tërë kjo, duke zbritur numrin e të vdekurve nga numri i banorëve të rinjë del se komuna e Gjakovës, gjatë vitit të cilin porsa e kemi përcjellë, është shtuar për 1 mijë 446 veta.
Numri i kurorëzimeve për vitin 2016 kishte arritur në 932 që është një numër më i madh krahasuar me një vit më parë, sepse një vit më parë ishin kurorëzuar 903 çifte bashkëshortore. Këtij numri duhet shtuar edhe 26o kurorëzime nga bota e jashtme.