Friday, March 29, 2024
Të përgjithshme

Për parashutistin Gëzim Dylazeka , Qielli – shtëpia e dytë

Shkruan: Bubulina Peni

“Gjithçka do të shkojë mirë” – i përsërit vetes për kush e di të satën herë teksa e kupton që aeroplani ka filluar të lëvizë dhe çdo sekondë që kalon e ndjen veten të ngrihet lartë e më lartë në qiell bashkë me të. Pa e kuptuar as vet se si, minutat kthehen në sekonda dhe tashmë e di që atë dhe tokën i ndajnë me dhjetëra kilometra largësi. Kështu, merr frymë thellë dhe duke u munduar t’i injorojë fluturat që ndjen në stomak, hap derën e aeroplanit dhe ndjen ajrin t’i përplaset në fytyrë dhe gravitetin që po e thërret. Pa menduar dy herë, mbledh të gjitha forcat brenda vetes dhe hedh hapat jashtë… Është ky çasti kur adrenalina bashkë më një varg ndjenjash të papërshkrueshme arrijnë  kulmin dhe zemra fillon të buçasë si një bombë që pret të eksplodojë nga çasti në çast. Pa ditur as vetë, hap krahët dhe mbyll sytë që ta shijojë edhe më tepër këtë ndjesi. Dhe tashmë duke u bërë një me qiellin, ndjen frikën t’i venitet shhtresa – shtresa dhe papritur shpërthen në një britmë lehtësimi.

Tashmë e di se i përket qiellit dhe ndihet po aq i lirë sa edhe zogjtë rreth tijë e kjo zgjat gjer në momentin kur fillon të tërhiqet gjithnjë e më tepër nga graviteti dhe e kupton se ka ardhur koha ta hap parashutën dhe kështu kësaj radhe dalëngadalë bëhet një me tokën, e megjithatë sytë akoma i mbesin të ngulitur në qiell. Sikur të ishte i gozhduar në vend, mbetet ashtu duke u munduar të mësohet me të qëndruarit në tokë, e cila tashmë i duket si diçka komplet e huaj. Pavarësisht se mendjen e ka të pushtuar nga miliona mendime e emocione, dihej një gjë mëse e qartë dhe e sigurt, që sot e tutje kjo do të ishte “rutina” e re e Gëzim Dylazekës, hedhësit të 505 kërcimeve me parashutë.

Foto nga viti 1977. Grupi i parashutistëve gjakovar. Nga e majta, ulur, Gëzim Dylazeka

Hapat e para, rrjedhat dhe eksperiencat

1977-ta është viti kur për Gëzimin filloi gjithçka. Gëzimi, asokohe 19 vjeçar, ani pse hedhjet me parashutë i kishte parë veç në televizor, nuk kishte pasur ndonjë idhull që e kishte frymëzuar për ta ndjekur këtë rrugë, por ishin thjesht kureshtja, shpirti sportiv dhe guximi që e shtynin për ta praktikuar këtë hobi….(Më gjërësisht në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress, nr.138)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *