Në Qendrën e Pensionistëve të Gjakovës, po ofrohen shërbime të shumta shëndetësore, juridike e shërbime financiare për pensionistët. Shërbime shëndetësore me një orar të caktuar brenda vitit po ofron dr. Agron Abrashi i cili vjen kohëpaskohe nga Zvicra, ndërsa nga e hëna 16 Shtator e deri më 20 Shtator do të jetë pranë pensionistëve gjakovarë për konsultime mjekësore falas. Dr. Agron Abrashi, gjatë këtyre ditëve të javës së ardhshme do të punoi nga ora 9 deri në oren 15. Klubi i pensionistëve, i hapur me iniciativën e Klubit Rotarian Gjakova, i ka lokalet në rrugën në afërsi të KEDS-it, dhe ofron ambient të përshtatshëm për qëndrim ditor të pensionistëve gjakovarë