Kanë rënë dukshëm temperaturat e ajrit dhe Gjakova sot paradite ka kaluar një ditë tipike vjeshte. Vranësirat e shoqëruara kohëpaskohe me reshje shiu e kanë tipizuar këtë zonë. Tek semaforët në qendër të qytetit, ku është vendosur shtylla multifunksionale mezi shikohet temperatura e ajrit, 13 gradë, por shumë më mirë shikohet panoja e madhe e përfaqësueses së Kosovës në futboll, e cila nesërmbrëma luan ndeshjen historike me Kroacinë.
Shumë bashkëvendës, tifoz të futbollit po bëhen gati për të kaluar një ditë dhe një mbrëmje të këndshme sportive në Shkodër ku zhvillohet ndeshja e vlefshme per kualifikimet në Kampionatin Boteror…