Monday, December 30, 2024
Sporti

Perforcime të reja në KB Vellaznimi

VëllaznimiBasketbollKlubi Basketbollistik  Vëllaznimi, i cili është kthyer në elitën e basketbollit kosovar, është përforcuar me basketbollistin malazez Peter Jovanoviç, e që është përforcimi i katërt për këtë skuadër para edicionit të ri në ETC Superligë. Siç dihet, më parë, skuadra që do të drejtohet nga trajneri Jeton Nixha ka angazhuar basketbollistët e huaj si, Dino Hodziç, Ish Sanders dhe Vladimir Osmajiç, ndërkohë që Jovanoviç u paraqit në ditën e fundit të afatit të kalimit. Jovanoviç luan kryesisht në pozitën 2, kurse më parë ka luajtur për Lovçenin e Cetinjës, skuadër e Malit të Zi. Përveç të huajve, Vëllaznimi është përforcuar edhe me disa basketbollistë të skuadrave kosovare si, Besnik Azemi, Imer Tahiri e Korab Prekazin nga Trepça, si dhe me Qëndrim Ajazajn e Bashkimit të Prizrenit.