Brezit të futbolistëve më cilësor në futsallin e Kosoves, që janë pjesë e FC Liburn të marten I është bashkuar edhe talenti i madh i Futsallit, Drilon Maxharraj. Këtë e ka bërër të ditur kryetari klubit, Abaz Beqa i cili ka deklaruar se janë dakorduar me FC Peja që tani e tutje Maxharraj do të bartë fanellën kuq e zi.
Pasi ka falenderuar FC Pejën për korrektësinë e treguar gjatë gjithë procedurave të kalimit në klubin gjakovar, Beqa ka thënë se Driloni është djalosh i ri, premtues e talent i madh në Futsalin kosovar, për të cilin jemi të bindur se do të shkëlqejë me ngjyrat e Liburnit.
FC Liburn po bëhet gati për ndeshjet e fazes finale të Kupës së Kosovës.