Gjatë natës së parë të këtij manifestimi të veçantë janë prezantuar Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga qyteti ynë, si dhe kori “Nerazdelni” nga qyteti i Kystendilit në Bullgari. Në natën e dytë, adhuruesit e këtij zhanri të muzikës jo vetëm nga komuna e Gjakovës, kanë patur rastin të përcjellin korin e femrave Vox Art nga Prishtina si dhe Korin nga Ferizaji, ndërkohë që festivali ka përfunduar me prezantimin e korit të njohur nga Sofia “Polifonia” me dirigjenten Judmilla Gerova. Ajo u shprehë e lumtur që erdhi në Gjakovë dhe faenderojë organizatoret për ftesen dhe adhruesit për këtë mikëpritje.
Drejtori i festivalit ak. Rrauf Dhomi u shprehë I kenaqur me cilësinë e Koreve të przantuara në Gjakovë.
Në përmbyllje të këtij evenimenti të këndimit koral pa përcjellje muzikore, drejtori artistik, Kastriot Sada, është shprehur i kënaqur me organizimin si dhe me prurjet në këte edicion të parë. Ai ka thënë se, ky festival pretendon të shëndrohët në tradicional duke rritur në rradhë të parë cilësinë, ndërkohë që sipas tij, për të arritur një gjë të till nevojitet një mbështetje më e madhe materiale.
Ndryshe, pos institucioneve vendore, mbështetje për këte ngjarje kulturore, ka premtuar edhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë Borisov i cili ishte prezentë në këte event muzikor.