Tuesday, December 31, 2024
AktualeLajme

Përkujtim për 14 vjetorin e rrëmbimit të 43 Martirëve të Kombit në lagjen Gërqar

Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë, përkujton datën 1 Prill 1999, kur  forcat kriminale serbo malazeze rrëmbyen dhe zhdukën meshkujt në lagjen Gërqar –Cerpan. Banorët e kësaj lagjeje duke pare dhe dëgjuar dhunën dhe maskrën që po ushtrohej ndaj popullates së pafajshme shqiptare vendosën që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe aty menjëherë  bien pre e forcave të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb, të cilët të tërbuar i rrëmbejnë të gjithë meshkujt dhe i dërguan në drejtim të panjohur,pa asnjë shkas vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe mbrojtën vatrat e tyre. Në mesin e këtij grupi edhe pas 14 viteve ende nuk dihet për fatin e martirit të Kombit Shaip Rifat Murataj.

Andaj shoqata “Thirrjet e nënave”Gjakovë apelon tek Institucionet Vendore dhe ato Ndërkombëtare që të bëjnë presion ndaj shtetit të sërbisë dhe të tregojë për vendodhjen dhe kthimin e menjëhershëm edhe të 1753 qytetarëve të Kosovës që ende kosiderohen të zhdukur.