Monday, December 30, 2024
Lajme

Përkujtohet figura e Xheladin Hanës

Pal-Lekaj-ne-pervjetorAktiviteteve të shumta në vazhdim që mbahen në shënim të 70 vjetorit të Konferencës së Bujanit, Dega e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Gjakovës ia ka bashkangjitur edhe një aktivitet tjetër me rëndësi të cilën e ka organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve është organizuar Akademi Përkujtimore në temën “Xheladin Hana, bir i familjes ku nuk vdiset”.

Këtë tryezë fillimisht e ka përshëndetur kryetari i komunës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se Xheladin Hana është udhërrëfyes i përkushtimit për çështjen kombëtare, ku jo vetëm si individ por edhe si familje kanë dhënë kontributin e tyre shumë të madh. Më pas, për figurën e Xheladin Hanës ka folur Vehap Shita, veteran i LNÇS-së dhe kritik letrar i cili Xheladin Hanën e ka vlerësuar si një nga trurit e Konferencës së Bujanit. Poashtu me fjalë rasti është paraqitur edhe publicisti Rushit Ramabaja në të cilën ka vënë në spikamë përkustimin e Xheladin Hanës për çështjen kombëtare.  Pas përfundimit të luftës së dytë botërore,  Xheladin Hana për një kohë ka qene redaktor ne gazetën  “Rilindja”, drejtor i Shtëpisë Botuese si dhe drejtor i Gjimnazit të Prishtinës.