Këtë tryezë fillimisht e ka përshëndetur kryetari i komunës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se Xheladin Hana është udhërrëfyes i përkushtimit për çështjen kombëtare, ku jo vetëm si individ por edhe si familje kanë dhënë kontributin e tyre shumë të madh. Më pas, për figurën e Xheladin Hanës ka folur Vehap Shita, veteran i LNÇS-së dhe kritik letrar i cili Xheladin Hanën e ka vlerësuar si një nga trurit e Konferencës së Bujanit. Poashtu me fjalë rasti është paraqitur edhe publicisti Rushit Ramabaja në të cilën ka vënë në spikamë përkustimin e Xheladin Hanës për çështjen kombëtare. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Xheladin Hana për një kohë ka qene redaktor ne gazetën “Rilindja”, drejtor i Shtëpisë Botuese si dhe drejtor i Gjimnazit të Prishtinës.