Saturday, September 7, 2024
Aktuale

Përsëri borë në Gjakovë

bora 1

Bora përsëri është kthyer tek ne, mirëpo kësaj radhe e intensitet më të ulët dhe në temperatura më të larta. Që nga mëngjesi i hershëm kompanitë e pastrimit kanë dalë në pastrimin e borës dhe se trashësia aktuale e borës nuk paraqet ndonjë vështirësi për qarkullimin e lirshëm të trafikut dhe këmbësorëve,

  Bora e sotme është mirëpritur nga fermerët  gjakovarë të cilët këtë vjeshtë kanë mbjellë rreth pesë mijë hektarë grurë. Bora do të mbrojë bimën nga ngricat e mundshme dhe të paralajmëruara nga meteorologët për ditët e ardhshme, thonë ekspertët e bujqësisë.