Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” 24 orëshi i shkuar ka kaluar i qetë dhe në shërbim të pacientëve që kanë kërkuar ndihmën urgjente. Drejtoresha e Infermierisë, Besarta Tafarshiku Perteshoni, ka thënë se në të gjitha repartet, ka vijuar mobilizimi i mjekëve dhe infermierëve.
“Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin tonë, në emergjencë kanë marrë shërbim 40 pacientë, ku 6 prej tyre janë hospitalizuar në reparte dhe njësi të ndryshme. Në Gjinekologji kanë qenë 8 pranime dhe 2 vizita, kurse edhe në Hemodializë shërbim kanë marrë 46 pacientë, duke përfshirë këtu edhe pacientë nga Veriu i Shqipërisë”. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë të dyshuar me COVID-19”, ka thënë Perteshoni.
Ajo ka dhënë edhe lajmin e mirë se 12 infermierë të spitalit të testuar nga IKSHPK kanë dalë negativ.
“Dje janë testuar 12 infermierë si rast kontakti me laborantin e dalur më herët pozitiv. Fatmirësisht gjithë kanë rezultuar negativ. Nuk e kam mesazhin: Rrini në shtëpi!, sepse gjithë e dim, por e kam një mesazh tjetër: Jepni dashuri nga distanca, shpërndaj pozitivitet çdo herë, në çdo kohë, në çdo moment. Së shpejti do të jemi pranë njëri tjetrit“, ka thënë kryeinfermierja e Spitalit të Gjakovës, Besarta Perteshoni.