Përurohet faza e parë e renovimit të Çarshisë së Vjetër
Foto nga punimet
Është përuruar segmentit i parë i rrugës në Çarshinë e vjetër, nga ish Shkolla e Lartë Pedagogjike deri tek kryqëzimi me rrugën e Mullirit në afërsi të Xhamisë së Hadumit, i revitalizuar me rrjetin ri të ujësjellësit, pllaka e kocka të kombinuara, ulëse, ndriçim dhe gjelbërim.
Në përurimin e këtyre punimeve që u organizua mbrëmë, kryetari komunës së Gjakovës Pal Lekaj tha se identiteti i Gjakovës është i lidhur ngushtë me Çarshinë e Vjetër prandaj investimet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit janë investime tejet të rëndësishme që duhet të gëzojnë të gjithë.
“Ky është shembulli më i mirë se si ruhet trashëgimia, ky është revitalizim i Çarshisë me të cilën ne do të krenohemi”- ka thënë me këtë rast Lekaj.
Në solemnitetin përurues folën edhe Leonora Rraci drejtoreshë e Urbanizmit dhe Teuta Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe Ahmet Hoxha, kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.
Rraci, tha se rivitalizimi i Çarshisë së Vjetër ka një rendësi të veçanet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve, ndërkohë që ka potencuar edhe mundësinë e zhvillimit ekonomik të komunës.