Saturday, December 28, 2024
AktualeKulturë

Përurohet kompleksi memorial “Ali Podrimja” në Gjakovë

Ali Podrimja sheshi finalKomunës së Gjakovës iu shtua edhe një ambient i gjelbëruar rekreativ. U inauguruar parku “Ali Podrimja”, i cili gjendet në afërsi të shkollës së parë shqipe dhe Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, është thënë se ky park është më e pakta që qyteti i Gjakovës ka mundur ta bëj për birin e vet, poetin Ali Podrimja, me të cilin është mburrur dhe vazhdon të mburret edhe sot.

‘Ne si popull dhe si komb nuk mund ta shkruajmë historinë  e re pa e shkruar atë të vjetrën . Dhe kjo bëri që birin tonë  të zemrës Ali Podrimjen ta kemi mu në zemër të Gjakovës, është shprehur Kusari-Lila.

Në emër të familjes, në këtë aktivitet ka folur Gent Salihu, nipi i poetit, i cili ka thënë se emërtimi i këtij parku me emrin e poetit Ali Podrimja është nderë që po i bëhet atij dhe tërë familjes.

Për rregullimin e këtij parku ka investuar fondacioni “Behxhet Pacolli”, i cili ka ndarë mbi 60 mijë euro për këtë qëllim.

Ndryshe, ky park pos si vend rekreativ dhe vend pushimi është planifikuar të përdoret edhe si amfiteatër veror në funksion të aktiviteteve të ndryshme kulturore.