‘Ne si popull dhe si komb nuk mund ta shkruajmë historinë e re pa e shkruar atë të vjetrën . Dhe kjo bëri që birin tonë të zemrës Ali Podrimjen ta kemi mu në zemër të Gjakovës, është shprehur Kusari-Lila.
Në emër të familjes, në këtë aktivitet ka folur Gent Salihu, nipi i poetit, i cili ka thënë se emërtimi i këtij parku me emrin e poetit Ali Podrimja është nderë që po i bëhet atij dhe tërë familjes.
Për rregullimin e këtij parku ka investuar fondacioni “Behxhet Pacolli”, i cili ka ndarë mbi 60 mijë euro për këtë qëllim.
Ndryshe, ky park pos si vend rekreativ dhe vend pushimi është planifikuar të përdoret edhe si amfiteatër veror në funksion të aktiviteteve të ndryshme kulturore.