Site icon Gjakovapress

PESË VJET TË KUSHTETUTES SË KOSOVËS NË PËRVJETORN E BETEJES SË KOSHARES

Në ceremoninë e shënimit të 14 vjetorit të betejës së Koshares në Gjakovë, Hajredin Kuçi, zevndëskryeministër i Kosovës foli edhe për pesë vjetorin e Ditës së Kushtetutës.

“   Sot si koincidencë është edhe Dita e Kushtetutës. Më lejoni që të gjithë qytetarëve t’ua uroj këtë ditë dhe ta theksoj me bindje të plotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, shteti i Kosovës ka qenë synim çdo beteje që nga ajo e Adem Jasharit, që nga ajo e Gllogjanit, që nga ajo e Zahir Pajazitit dhe të gjithë luftëtarëve tjerë dhe ka pasur si synim shtetin ligjor, kushtetutën të shtetit tonë.

Andaj ne sot mund të mburremi që kemi një shtet, kemi një kushtetutë  dhe që kemi një popull  që ruan unitetin e sajë saj sa herë që është nevoja.

Shkurt mund të konstatojmë se në çdo fazë të jetës të punës dhe të angazhimeve tona, na prijnë përpara veprat e luftëtarëve të lirisë dhe qëllimi i tyre. Dhe, sa herë që bisedojmë me këdo, edhe me  Serbinë, nuk bisedojmë për ndryshimin e atyre kufijve, që janë të mbrojtur me gjak, por vetëm për atë çka është përcaktuar me Kushtetutën tonë.

Urime për këtë ditë dhe lavdi të gjithë luftëtarëve tanë dhe faleminderit për veprën e të gjithë luftëtarëve, komandantëve, që aq shumë luftuan dhe bënë sakrifica për çlirimin e Kosovës” theksoi Kuçi,” theksoi Kuçi.

Exit mobile version