Pikë të vlefshme për KB Vëllaznimi
KBVëllaznimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme,të shtunën në mbrëmje ë Pallatin Sportiv të mbushur me tifoz, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 74:66 (18:17, 21:9, 18:24, 17:16), në xhiron e 13-të të Prince Caffe Superligës. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.
Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy skuadrat nuk arritën të shkëputeshin, ndërsa kjo pjesë përfundon 18:17. Shkëputja më e madhe u bë në periudhën e dytë, ku vendasit dominuan totalisht dhe mysafirët assesi të gjenin lojën e tyre. Skuadra nga Gjakova ngriti epërsinë në 15 pikë, 37:22, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:26.
Në periudhën e tretë mysafirët ishin më të mirë, duke ngushtuar epërsinë dalëngadalë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 57:50. Prizrenasit u munduan në dhjetë minutat e fundit të rikthehen, por u afruan vetëm në pesë pikë, 71:66, ndërsa ndeshja përfundon 74:66.
Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Harris me 20 pikë e tri kërcime, pasuar nga J Adger me 14 pikë dhe E. Omogbo me 10 pikë.
Kuqezinjtë kanë 6 fitore e shtatë humbje. Kjo ishte xhiro e fundit para ndeshjeve të Superkupës së Kosovës, që organizohet nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë.
Në këtë ndeshje, Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me UN Ëomen Kosovo organizuan një aktivitet në kuadër të “16 ditë të aktivizmit” dhe ndalimit të dhunës ndaj gruas.