Thursday, March 6, 2025
AktualeLajme

Po ndërtohet rrethrrotullimi-gati për bashkatdhetarët

rreth rrotullimi 1Ndërtimi i rreth-rrotullimit në dalje të qytetit, drejtimi për Prizren ka pasur disa ngecje kohëve të fundit, por kjo nuk pritet të ndikojë në dinamikën e punimeve të cilat janë paraparë që të përfundojnë në gjysmë të muajit qershor. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e komunës së Gjakovës, Abetare Domi. Ajo ka thënë se janë problemet teknike ato që kanë krijuar ngecje por përkundër kësaj gjithçka pritet të jetë gati pas 3 javësh.

Ajo ka bërë të ditur se vonesat janë shkaktuar për shkak të disa defekteve në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit, defekte të cilat megjithatë janë sanuar shumë shpejtë dhe punimet po vazhdojnë në dinamikën e paraparë.

Ndryshe, sipas zyrtarëve të komunës, qëllimi kryesor është që ky projekt të përfundojë para se në Gjakovë të vijnë bashkatdhetarët nga shtetet e jashtme për pushime verore.