Pranvera me shpresën se do ta mposhtim edhe këtë virus
Stina më e bukur e vitit, pranvera ka ardhë me gjithë bukurinë e saj duke i dhënë shkëlqim dhe shpresë periudhës së vështirë që po kalojmë me luftën globale ndaj koronovirusit. Sot është dita e parë e stinës së pranverës, e cila do të sjellë edhe ditët e ngrohta, bashkë me shpresat për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj gjendje të izolimit nëpër shtëpitë tona.
Mjekët , infermierët, policia, bukëpjekësit , marketet, punëtorët e shërbimeve publike dhe gjithë ata që nuk bënë ta ndalojnë punën edhe në këto rrethana po vazhdojnë angazhimet e pashoqe.
Sot punëtorët e pastrimit të KRM Cabrati kanë vazhduar me pastrimin e qytetit dhe klorizimin e rrugëve. Pasi më parë u krye spërkatja dhe larja e rrugëve sot filloi dezinfektimi i të gjitha rrugëve të qytetit me klor. “Nga qytetarët kërkojmë që të qëndrojnë në shtëpi dhe në këtë mënyrë ta ruajnë shëndetin e vet dhe atë të familjarëve, thuhet në njohtimin e komunës.
Ndryshe, 21 marsi është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian dhe filloi në ora 05:33 të mëngjesit. Dita e parë e pranverës njihet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, ku nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kalojnë 12 orë.
Ndërsa sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, ekzakt me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.