Tuesday, April 2, 2024
Aktuale

Pranvera tek Ura e Fshenjt, rosat si mjellmat ia shtojnë bukurinë

Kjo fotografi do të mbetet gjatë në kujtesen e kësaj pjese atraktive të lumit Drin i bardhë, për shkak të këtyre  rosave të ngjajshme me mjellmat bukuroshe ( një zog uji migrator, i familjes së Patave dhe Rosave).  Ura e Fshenjtë është pjesë e identitetit të Gjakovës, sepse aty tradicionalisht mbahen garat e kërcimeve në ujë, ku trimat e lartësive bëhen kampion të këti sporti atraktiv, ndërsa publiku kënaqet me natyrën e bukur.  Dikur ky vend, verës quhej Deti i Gjakovës, por kur u prish penda,  para shume dekadash nga vërshimet, e humbi disi këtë epitet. Tash komuna e Gjakovës dhe ajo e Rahovecit kane plan ta ndërtojnë pendën dhe ta rregullojnë këtë ambient të bukur turistik. Do të konkurrojnë në fondet e Qeverisë së Kosovës. Komuna e Gjakovës, pasi ka bërë me dije se së shpejti do të fillojë të jetësohet projekti i ndërtimit të pendes mbi lumin Dri dhe i  disa projekteve tjera  në këtë pjesë të lumit , që njihet  si “kufi” mes dy komunave, në faqen e vet të fejsbukut ka shkruar: “Drini është vendi ku secila gjeneratë është e pamundur që të mos ketë kaluar një pjesë të mirë të kohës: me miq e duke bërë skarë , duke peshkuar, duke notuar, apo ndoshta thjesht duke kaluar qaste relaksi pranë mjellmave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *