Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Prej 800 kërkesave përfituan 140 aplikues për shërim

Drejtoria e Shëndetësisë në Gjakovë ka vazhduar sikurse vitet e shkuara me ndarjen e subvencioneve për persona me sëmundje të rënda. Qeveria lokale e Gjakovës  ka ndarë 50 mijë euro ndërkohë që një muaj më pas do të ndahen edhe 20 mijë të tjera për të mbështetur 140 pacientë, prej 800 sish sa kanë aplikuar për nevojat e tyre material për të financuar në shëndetin e tyre.

Kristë Deda, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë ka kërkuar që mospërfituesit të kenë mirëkuptim ngase buxheti komunal sikurse të ishte edhe një million euro do të ishte e pamundur për të subvencionuar gjithë kërkuesit për mbështetje financiare dhe se komisioni ka bërë të pamundurën që të jetë objektiv në përzgjedhjen e përfituesve.

”Jemi një komunë që dallon nga komunat tjera për ndihma të këtij lloji, dhe në saje të mundësive dhe limiteve buxhetore të parapara edhe ndajmë subvencione të tilla nga drejtoria jonë” ka pohuar drejtori Kristë Deda.

Sipas drejtorit Deda, përfituesit janë me sëmundje kancerogjene dhe me sëmundje të zemrës dhe se përfituesit e viteve të mëparshme janë përjashtuar nga ripërfitime të ngjashme.