Sunday, March 24, 2024
Lajme

Prej të hënës lëshohet në qarkullim rruga kryesore e qytetit

Çrregullimeve dhe kolonave të gjata  në qarkullimin e trafikut nëpër rrugën kryesore të qytetit  duket se po u vjen fundi. Kompania KFW e cila është duke realizuar projektin për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në komunën e Gjakovës, ka njohtuar sot qytetarët se tashmë është në fazën finale të rigjenerimit të rrugëve të dëmtuara gjatë punimeve. Asfaltimi i pjesëve kah është shtrirë rrjeti i ri i ujërave të zeza, pritet të përfundoj gjatë kësaj fundjave dhe rruga kryesore „Nëna Terezë“ të rikthehet për qarkullim të automjeteve nga dita e hënë, me datë 8 Korrik .

Ky është një lajm i mirë për gjithë pjesëmarrësit në trafik por edhe për bizneset . Pluhuri, zhurma dhe shpeshherë pamundësia e qarkullimit të automjeteve, ka tre muaj që  i ka penguar  qytetarët në qendër të Gjakovës. Ankesa kishin  edhe bizneset që operojnë përgjatë kësaj rruge. Pronarët e tyre janë ankuar se këto punime  kanë bërë që të kenë punë më pak.

Në anën tjetër, të kujtojmë se komuna me këto punime po realizon investime kapitale në zgjerimin e rrjetit të kanalizimit  që finalizohen me Impiantin e ujërave të ndotura që po ndërtohet tek Zidi Sadikages.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *